Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon Celibashin dhe PD. Pranon kërkesën e PS dhe lejon vazhdimin e numërimit të votave të Greqisë

“Duke nisur nga ky moment, sa kohë vendimi i KAS nuk prodhon pasoja, duhet që votat e diasporës nga Greqia të nisë të numërohet, deri në momentin që nuk ka një kontestim nga komisionerët. Nese do ketë sërish kontestime, mendoj Celibashi do dalë me një vendim që të zgjidhë ngërcin dhe të mos pengojë numërimin për votat e Greqisë, nëse ato do kontestohen sërish nga numëruesit. Në rrugë informale jemi njohur me shkresën e DHL.” -tha përfaqësuesja e PS në KAS, Elena Xhina ne ABCnews.

 

Bllokimi i këtyre votave ngadalësoi numërimin në qendrën e votave të diasporës në parkun olimpik, pas vendimit të KQZ dhe u kontestua fuqishëm si një shkelje e Kodit Zgjedhor nga Drejtuesi Politik i PS për Diasporën Taulant Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu