Vatikan – Habemus Papam! Robert Francis Prevost, kardinal amerikan dhe ish-prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë, është zgjedhur Papa i ri i Kishës Katolike, duke marrë emrin Leoni XIV.

Sot, në orën 18:07, nga oxhaku i Kapelës Sistine është ngritur tymi i bardhë, duke shpallur zyrtarisht zgjedhjen e Papës së ri. Kjo ndodhi në ditën e dytë të konklavit, pas votimit të katërt.

Sheshi i Shën Pjetrit ishte i mbushur përplot me besimtarë dhe vizitorë nga mbarë bota, që pritën me emocion njoftimin historik. Emërimi i Papa Leoni XIV shënon një moment të rëndësishëm në historinë e Kishës, duke sjellë në krye një udhëheqës me përvojë të gjatë brenda Vatikanit dhe rrënjë të thella pastorale në Amerikën Latine dhe SHBA.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu