
tmosferë pritjeje dhe ankthi në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë dhe vizitorë kanë mbushur hapësirën përballë Kapelës Sistine, me sytë drejt oxhakut nga ku pritet të dalë tymi i parë i Konklavës.
Pas mbylljes së dyerve të Sistinës, kardinalët janë zhytur në heshtje dhe lutje, ndërsa kanë nisur procesin e parë të votimit për zgjedhjen e Papës së ri. Ende nuk ka një sinjal nga oxhaku, por pritshmëria rritet me çdo minutë.
Tymi i parë pritet të dalë nga çasti në çast, duke treguar nëse votimi i parë ka dhënë rezultat. Një tym i zi do të sinjalizonte se asnjë kandidat nuk ka arritur shumicën e kërkuar, ndërsa tymi i bardhë do të shpallte zgjedhjen e Papës së ri.
Ndërkohë, nga e gjithë bota mbërrijnë mesazhe lutjeje dhe shprese, ndërsa miliona sy janë drejtuar tek ky moment historik.