Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim përmbyllës me elektoratin në Lushnje. Nga Lushnja Rama ka theksuar se në 11 Maj do të dalë fitorja më e bukur e Partisë Socialiste.

“Së bashku me ato që nuk do të jenë dot në kutitë e votmit, por ndërkohë po i dërgojnë votat e tyre nga jashtë kufijve të Shqipërisë, do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 Majit të dali fitorja më e bukur e PS”, u shpreh Rama.

Ndërkohë më tej, Rama u shpreh se mandati i katërt është një moment i rëndësishëm për transformimin e Lushnjës dhe Divjakës. Kryeministri përmendi krijimin e një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit.

“Të jeni të bindur që unë e di që kemi ende gjëra të mëdha për të bërë së bashku. Dua të besoj se ky mandat i katërt do jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e Lushnjës dhe Divjakës në një aspekt të veçantë. Në aspektin e krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit, të një rrjeti të vërtetë infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot do të lidhen të turra dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth e rrotull të gjithë territorit të këtyre dy bashkive”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama u shpreh se shqiptarët janë në themel të Europës, edhe pse historia nuk ka qenë asnjëherë ‘bujare’ me ne.

“Shqipëria nuk mund më të vazhdojë të jetojë si një popull i huaj në kufi me Europën, por është koha që të bëhet popull eruopian i baarabartë jo vetëm me zakon, sepse me zakon ne na ka takiuar gjithmonë, por edhe me ligj. Me ligj do të thotë me një identitet të ri evropian, me pasaportën e BE që konfirmon atë që në fakt është identitetit ynë i vjetër, ‘shqiptarët janë në themel të Europës’. Shqiptarët kanë qenë aty gjithë kohës dhe ajo që ka ndodhur me ta në kaq shumë shekuj ka qenë pesha e një historie që nuk ka qenë asnjëherë bujare me ta”, tha Rama./tvklan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu