
Konflikti me shoferin e kamionit, reagon Bledion Nallbati: Jam njeri para se të jem politikan
Nga Devolli, kryeministri Edi Rama e quajti “rrugaç” deputetin demokrat Bledion Nallbati. Madje gjeti disa epitete për të, në vjershat e poetit të madh Dritëro Agolli.
“Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja te fjala kokëbosh dhe trangull, që Dritëroi e përdor. Ai gjen vend komplet. Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç?! Nuk është një, janë një grup dhe ju e dini mirë se kush është rrugaçi kryesor. Dhe ju e dini mirë pse ky rrugaci dytësor bën si i fortë dhe ndihet me shpatulla të ngrohta. Nga një poet kombëtar, te një turp vendor këtu!”
Më pas, ndau me të pranishmit një fabulë popullore, me të cilën “paralelizon” situatën e krijuar sipas tij te Partia Demokratike.
“Mbledh babai djemtë dhe i thotë të madhit, t’i do kujdesesh për prodhimin e arës, të dytit ti për shitjen e prodhimit. Të voglit i thotë ti do kujdesesh për babën që kur të lajthisë të mos e lësh të dalë nga shtëpia. I thotë ai si do e marr vesh?! Kollaj fare, sapo baba të ngatërojë fjalët e konakut të burrave me atë të grave, mos e lër babën të dalë nga shtëpia. Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë e asnjë mike, që t’i thoshte baba bufit lerë këtë muhabet, por zogjtë e tij e marrin me tendë se as diellin se mban dot, një njeri i mbaruar e i pashpresë që mosha e ka lajthitur.”
/tvklan.al