
U zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit, familjarët e 29-vjeçarit ende asnjë shenjë nga i riu pas 48 orësh: Shteti të na ndihmojë, të paktën të gjejmë trupin e tij
“Arditin e kam djalë daje. I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë dhe të na sjellë aparatura përkatëse, të paktën të gjejmë trupin. Është fatkeqësi për familjen tonë, shteti të na ndihmojë, të paktën të gjejmë trupin. Ju lutem, shtetit, institucioneve përkatëse që të na sjellin aparaturat. Dimë që është një kompani turke që ka aparaturë, kemi marrë vesh që ka ndodhur një rast i tillë në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri më tani janë vullnetarë, janë edhe disa ushtarë, policia është këtu, por janë njerëz si puna jonë dhe nuk besoj që ndihmojnë dot, duhen patjetër aparatura.
Duhet patjetër të ndërhyjë shtetit, terreni është i thyer, makineritë nuk hyjnë dot. Ledha ka shkuar deri në 8 km, kështu është pothuajse e pamundur.
Deri tani janë gjetur disa pjesë të copëtuara të fadromës, situata është më serioze se sa mendojmë”, tha ai./Panorama