
Një incident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Mirasit, Bilisht, ka përfunduar me arrestimin e një shtetasi dhe përfshirjen e një kandidati të listës së sigurt të Partisë Demokratike.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Devollit arrestuan në flagrancë shtetasin Alti Nallbati, 42 vjeç, i njohur ndryshe si “Duçja”, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 të datës 3 maj, kur Alti Nallbati dhe vëllai i tij, Bledion Nallbati, kandidat për deputet nga PD, ndaluan automjetin e tyre pranë rrethrrotullimit të Mirasit, duke bllokuar qarkullimin. Shoferi i kamionit, shtetasi S. D., po kalonte tranzit nga Kapshtica përmes Devollit kur u përball me përplasjen.
View this post on Instagram
Nga pamjet filmike dhe veprimet hetimore rezulton se Alti Nallbati ka debatuar ashpër me shoferin e kamionit, ka tentuar ta zbresë me forcë dhe ta godasë fizikisht. Fillimisht, Bledion Nallbanti ka tentuar të qetësojë situatën, por sipas të dhënave hetimore, më pas është përfshirë edhe ai me veprime agresive.
Në deklarimet e dhëna më pas në prokurori, dy vëllezërit janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i godiste nga mbrapa.