Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin e tritolit që ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen Partizani të qytetit të Elbasanit.

Një nga pistat që po heton policia është inskenimi i ngjarjes nga vetë pronarët e banesës dhe një i afërm i tyre, për arsye ende për t’u konfirmuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tritoli i vendosur është ideuar nga vete pronari i banesës Arbër Pepa. Ky i fundit në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur tritolin me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Në atë moment nipi vendos tritolin./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu