Vatikani ka konfirmuar se Papa Françesku ka ndërruar jetë si pasojë e një goditjeje cerebrale, e cila e futi në gjendje kome dhe shkaktoi më pas dështim të pakthyeshëm të zemrës.

Papa Françesku ndërroi jetë këtë mëngjes, më 21 prill 2025, në orën 07:35, vetëm një ditë pasi kishte përshëndetur mijëra besimtarë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit. 88-vjeçari kishte rifilluar disa nga detyrat e tij zyrtare pas rikuperimit nga një pneumoni e dyfishtë, që e kishte detyruar të qëndronte pesë javë në spital.

Homazhe dhe mesazhe ngushëllimi po vijnë nga mbarë bota. Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, e përshkroi Papën Françesku si “Papën e të varfërve, të shtypurve dhe të harruarve”, duke theksuar se udhëheqja e tij në një kohë të vështirë për botën dhe Kishën ishte “guximtare dhe e mbushur me përulësi të thellë”.

Pas vdekjes së Papës, Vatikani përgatitet për procedurën e përzgjedhjes së pasardhësit të tij, bazuar në rregullat strikte të Kishës Katolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu