
Në hapje të takimit të madh në Milano, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, falenderoi shqiptarët e Italisë për rrugëtimin dhe rekordin e thyer në regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit.
“Ju falënderoj me shumë zemër për gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë së bashku në gjithë këto muaj. Jemi takuar në çdo cep të Italisë. Na keni mirëpritur.
Dua t’ju falenderoj ju shqiptarët e Italisë që keni thyer rekordin i thyet të gjitha pritshmëritë. Plot 100 mijë prej jush u regjistruan.”
Balla tha se pasaporta e BE-së është shumë e mundur nëse bëhemi të gjithë bashkë më 11 maj dhe votojmë PS.
“Shikoni ç’më kërkoi njëri prej jush që ta them sot këtu, i cili në fakt e ka kuptuar gjithë atë mesazh që ne po mundohemi të ndajmë me ju. Më dha pasaportën e tij italiane edhe pasaportën e vet shqiptare dhe më tha: ‘Unë do të votoj Edi Ramën dhe Partinë Socialiste sepse dua që pasaportën shqiptare ta kem njëlloj me pasaportën italiane.’ Motra e vëllezër, motra e vëllezër, a mund ta imagjinonit 10-12 vite më parë që do vinte një moment që do ishim kaq afër, që ne të marrim pasaportën tonë europiane, që ne ta shohim Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian në mandatin që do na jepni ju më 11 maj?Pasaporta e Bashkimit Europian është shumë e mundur nëse bëhemi të gjithë bashkë më 11 maj dhe votojmë Partinë Socialiste. Vetëm Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do t’ia dalim ta shohim Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Me pasaportën europiane, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë sonë do të mund të studiojnë në çdo universitet të Europës pa u dashur të konsiderohen më si studentë ndërkombëtarë, por studentë europianë. Me pasaportën europiane, çdo shqiptar e shqiptare do të mund të ketë leje pune pa u dashur më histori pafund 30 e ca vjeçare, radhë nëpër questura duke pritur për të marrë permesso di soggiorno, apo si quhen ato lejet e tjera të punës.”
View this post on Instagram
Sipas Ballës, këto janë zgjedhjet më vendimtare sa i përket përfundimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe këtu çdo votë ka rëndësinë e vet.
“Motra dhe vëllezër të diasporës, unë e di që ju e keni ndarë mendjen për të votuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por ka ende ndonjë që mendon: Po e çoj votën këtu, po e çoj votën atje. As atje, as aty, as tek ata që gjoja shiten për të rinj, por janë më të vjetër se vetë bufi në qasje.
Do të kuptoni se atyre nuk u bëni dot asgjë. Maksimumi, njërin prej tyre do t’i jepni një vend pune në parlament. Maksimumi, njëri prej tyre do të zgjidhet deputet tani. Më keni mua këtu që jam marrë gjithë jetën me numrat e parlamentit, dhe një numër në parlament nuk bën dot asgjë. Duhen 84 vota në parlament, jo 71 për të bërë punë. Dhe 84 vota do të ketë vetëm PS falë votës së diasporës.”
Balla u bëri thirrje shqiptarëve që tani të votojnë sapo t’u mbërrijë zarfi nga KQZ.
“Secili prej jush të lidhet me shërbimin postar dhe të plotësojë zarfin. As majtas, as djathtas, por në mes te 5-a, tek Edi Rama dhe PS.”