Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ndodhet në Greqi për takime me bashkatdhetarët shqiptarë, duke ftuar të gjithë pa dallim politik për të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara në Hania dhe Athinë.

Në një mesazh nga aeroporti i Athinës, Balla u shfaq me Mario Lipen, një menaxher sigurie me origjinë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e diasporës dhe kontributin e saj. “Shqiptarë janë kudo! Takohemi të shtunën në Hania dhe të dielën në Athinë,” tha ai, duke ftuar komunitetin shqiptar për një bashkim masiv,” shkruan Balla në Facebook.

Në një video-mesazh, Balla u bëri thirrje që të gjithë bashkatdhetarëve, pavarësisht bindjeve politike, të jenë pjesë e këtyre takimeve.

“Të dielën jemi në Athinë me kryeministrin në Elinikos Kosmos, ndërsa të shtunën, një ditë përpara, në orën 18:00 do ta ndezim Hanian në pallatin e sportit, ku do të takohemi me të gjithë bashkatdhetarët pa dallim: të majtë, të djathtë, të qendrës, të gjithë. Ju presim të gjithëve,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre eventeve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe diasporës.

Në fund, ai ftoi të gjithë shqiptarët që kanë ndërtuar karrierën e tyre jashtë vendit të konsiderojnë mundësinë e rikthimit dhe kontributit në Shqipëri, duke i drejtuar një mesazh Mario Lipes:

“Mendoj që ka ardhur koha që të njëjtën punë që bën këtu, mund ta bësh edhe në aeroportin e Tiranës.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu