
Berisha prezanton 17 pikat e programit në bujqësi: Do dalim menjëherë nga Ballkani i Hapur që po rrënon fermerët:
1. Dalja nga Ballkani i Hapur, duke ndjekur Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian.
2. Subvencione për fermerët, duke rritur fondin e mbështetjes nga 31 milionë dollarë në 3.5% të buxhetit.
3. Mbrojtje sezonale për prodhimet bujqësore vendase.
4. ID si NIPT për fermerët, për përfitime dhe mbështetje direkte.
5. TVSH e njëjtë për blerje dhe shitje, për të favorizuar fermerët mbi grosistët.
6. Subvencionim i naftës deri në nivelin e kostos.
7. Mbështetje për sektorët prioritarë si blegtoria, pemëtaria dhe agro-përpunimi.
8. Subvencionim i kredive bujqësore deri në 80% të normës së interesit.
9. Investime në infrastrukturën bujqësore, me 70 milionë dollarë në vit për ujitje dhe kullim.
10. Krijimi i një agjencie për studimin e tregjeve, për të ndihmuar fermerët në planifikimin e prodhimit.
11. Mbështetje për teknologjitë e reja, përmes granteve dhe kredive të buta.
12. Kompensim financiar për stoqet e produkteve dhe zhvillimi i industrisë agroushqimore.
13. Analiza falas të tokës bujqësore dhe ujërave për ujitje.
14. Siguri për cilësinë e imputeve bujqësore, përmes laboratorëve të akredituar.
15. Fuqizim i sigurisë ushqimore, sipas standardeve të BE.
16. Rritje e kapaciteteve laboratorike shtetërore, për të shmangur abuzimet në analizat private.
17. Krijimi i infrastrukturës për inspektime kufitare, për të garantuar sigurinë e ushqimeve të importuara.
Programi synon zhvillimin e bujqësisë dhe modernizimin e zonave rurale, për të rritur prodhimin dhe mirëqenien e fermerëve shqiptarë.