
Policia ka dhënë detaje nga vrasja që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se personat që dyshohet se kanë kryer vrasjen kanë qenë të armatosur dhe të maskuar, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Telegrafi/