Tiranë, 25 Mars 2025 – Vendimi i autoriteteve për të bllokuar platformën TikTok në Shqipëri ka marrë përmasa të reja, pasi çështja është dërguar zyrtarisht për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Grupi i avokatëve dhe aktivistëve që kundërshtojnë këtë vendim pretendojnë se mbyllja e TikTok cenon të drejtat themelore të shprehjes dhe aksesit në informacion, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Sipas paditësve, masa është konsideruar disproporcionale dhe e ndërmarrë pa transparencë dhe konsultim publik. Ata kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

Nga ana tjetër, autoritetet argumentojnë se ndalimi i përkohshëm i TikTok është ndërmarrë për arsye të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së të miturve nga përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nëse ky vendim përputhet me Kushtetutën apo bie në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu