
Lulzim Basha i dërgon një mesazh nga krevati kryeministrit Rama, në vazhdim të serialit të flirtimit të tyre. Videoja me titull “Na nxorre gjumin, Ramë” u postua në orën 1 të natës.
Ditët e fundit, skena politike shqiptare është gjallëruar nga replika me tone humoristike dhe ironike mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gjithçka nisi kur Basha, në një deklaratë publike, i drejtoi Ramës pyetjen “Ku i ke shokët?”, e më pas vijoi me videoselfie të tjera duke cituar një këngë të reperit të njohur Unikkatil.
Gjithçka nisi kur Basha publikoi një video ku i drejtohej Ramës: “Kishe pyet ku është Luli, ë? Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë.” Rama reagoi me ironi, duke i kujtuar lajmin e rremë që qarkulloi në rrjet se Basha kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, duke thënë se vetëm ai e besoi që ishte gjallë.
Në vazhdim Rama postoi disa video në rrjetet sociale, në njërën prej tyre duke përdorur vargjet: “Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu? Ti ndaç mohoje dost, sa herë ke provu me mu, ke dështu”, duke ironizuar liderin e opozitës.
Në një tjetër replikë, Basha ironizoi Ramën duke thënë: “Veç mos kaj, veç mos kaj Ramë. Me këmishë, ë? Po çfarë këmishë, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët, Ramë, çfarë këmishë ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde, Ramë, këmishë vija-vija shokëve. 7×7, 313.
Këto replika kanë sjellë një dozë humori në debatin politik shqiptar, duke treguar se edhe në politikë, ironia dhe sarkazma mund të jenë mjete komunikimi mes liderëve, duke shfrenuar edhe interpretime nga më të ndryshmet që nga diversioni se kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen nga skandalet.
Nuk dihet nëse kjo ” telenovelë” është një metaforë për marrëdhënien e dy liderëve apo një tjetër provokim në luftën e fjalëve mes tyre.