
Ka pasur përplasje dhe momente tensioni mes oficerëve të policisë dhe disa prej protestuesve që po mblidheshin jashtë bashkisë së Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Në protestë marrin pjesë të rinj nga rryma të ndryshme politike, me të pranishëm si mbështetës të CHP-së Kemaliste, ashtu edhe anëtarë të organizatave të majta, si dhe një delegacion kurdësh.
Për të dytën ditë radhazi, më shumë se 10,000 studentë ndodhen jashtë bashkisë, pavarësisht ndalimeve.
Disa protestues që donin të largoheshin nga zona për të marshuar drejt sheshit Taksim u ndaluan nga policia, në të cilën moment shpërthyen përleshje të shkurtra dhe oficerët përdorën shkopinj dhe gaz lotsjellës, raportojnë mediat lokale, duke publikuar disa video./balkanweb