Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në “Wembley”. Pas konferencës për shtyp, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo zbritën në fushë.

Dy lojtarë shqetësojnë trajnerin brazilian para kësaj ndeshje. Bëhet fjalë për mbrojtësit e qendrës, Kumbulla dhe Ismajli.

Të dy kanë vazhduar veçmas, teksa pjesa tjetër mori instruksione nga Silvinjo. Kujtojmë se përballja luhet nesër, më 21 mars ora 20:45.

Ky duel nis edhe fushatën e kualifikueseve për Botërorin 2026./panoramasport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu