
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje deputetit demokrat Dashnor Sula, i mbetur tashmë pa një parti politike për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit, duke i thënë se është i mirëseardhur në Partinë Socialiste.
Rama është shprehur se Dashnor Sula duhet të jetë pjesë e një procesi politik, por fillimisht duhet të dizefektohet nga e kaluara dhe ateherë ai është i mirëseardhur në PS, që sipas Ramës nuk ka nevojë për të dhënë provim për t’u bërë pjesë, por mjafton të ketë dritë në sy për Shqipërinë.
“PS është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim, a e di. a s’e di programin. Këtu ne kemi të kuq, rozë, pak më bojëqielli. Jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.
Jemi këtu për t’i thënë të gjithëve mirëse të vini. Përveç salamandrave të kënetës dhe kukumjaçkave, ata nuk kanë vend këtu.
Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund të jetë një ditë edhe Dash Sula. Por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të heqë morrat e kënetës”, tha Rama nga Elbasani.
Reagon edhe Sali Berisha: Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn
“Së pari, Dashnor Sula është një eksponent i PD-së me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD.
Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama.
Rama i thotë atij, sa shkon tek Llapaj, hajde tek unë se është njëlloj, po unë të paktën jam unë padroni.
Pra, në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn.
Sepse ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës.”