Foto e marre nga FB
Foto e marre nga FB

Në një kohë që Shqipëria po shkon drejt sezonit turistik që zgjat gjithë vitin, në vijën bregdetare edhe pse ka nisur vera dhe sigurisht plazhi, ende punohet. Pas denoncimeve në rrjete sociale për llumin në Vlorë ku po punohet për Lungomare 2, denoncimi i radhës vjen nga më poshtë në jug, nga Himara. Në Livadh pushuesit thonë se punohet dhe ka zhurmë e kaos në kohën që përreth ka plazhistë. Mespec.al mëson nga banorë të zonës së në Livadh, një nga perlat  e bregdetit tonë, po ndërtohet nga bashkia një shëtitore me konstruksione druri. Koha kur është zgjedhur të zbatohet ky projekt është fare e papërshtatshme, duke pasur parasysh se sezoni në brigjet e detit Jon ka nisur shumë më herët se hapja e tij zyrtare, pasi sezonin e bëjnë vetë njerëzit, mijëra turistë e pushues që në darkë i ftojmë nga interneti dhe televizori të vijnë, e në mëngjes i dëbojmë me sezonin e punimeve. Mespec.al

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu