
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas është pezulluar.
Autoritetet portuale kanë konfirmuar anulimin e nisjeve.
Lundrimet pritet të rifillojnë në datën 15 mars.
“Mirëmëngjes, si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjes Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024, janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot! Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut! Lundrimet në linjën Durrës~Bari~Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Durrësit./vizionplus.tv