
Shërbimet e Policisë iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve gjermanë, të cilët kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në mal, në fshatin Labovë e Madhe, Odrie, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit të marrë rreth orës 21:00, nga dy turistë gjermanë të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në fshatit Labovë e Madhe dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë, për t’ju ofruar ndihmë.
View this post on Instagram
Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tyre, në fshatin Labovë e Madhe, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.