
Vendimi i Apelit të GJKKO për Erion Veliajn, është shtyrë për datën 12 mars, ora 12:30.
Seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, është shtyrë për nesër.
Seanca do të rifillojë në orën 12:30, ndërsa mësohet se shkak për shtyrjen është bërë paraqitja e provave të reja nga prokurorët.
Për këtë arsye, pala mbrojtëse e Veliajt ka kërkuar kohë për t’u njohur me to.
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza për konflikt personal.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar heqje të arrestit në burg dhe lehtësim të masës, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje apo prishjen e provave./panorama