Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 1 vit burg. Po ashtu, gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën e gazetarit Jetmir Olldashi.

Seanca u zhvillua sot, duke nisur nga ora 10:00, ku Salianji kërkoi rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila më 27 shtator 2024 e dënoi për kallëzim të rremë. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit, pas shpalljes fajtor për një denoncim të rremë në lidhje me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai shprehet jo i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Ndër të tjera thekson se çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Srasburgut.

“Unë do të luftoj e do ta kërkoj të drejtën deri në fund. Shqipëria do të jetë një vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajon të japin drejtësi edhe kur kjo nuk i pelqen autokratit”, shkruan Salianji.

Salianji u dorëzua në Policinë e Tiranës, shtatorin e kaluar pasi Apeli i konfirmoi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale./AIA.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu