
Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai dha lajmin se më 15 Maj në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës dhe Shqipëria bëhet qendra e globit.
Gjithashtu ai tha se edhe Parlamenti Europian do hapë një zyrë në Tiranë, si një zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim, por edhe bëri ironi me kundërshtarët, duke thënë se “si ka mundësi që Sorosi ka hapur zyrë në Shqipëri?!”.
“Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE.
BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së, në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar.
Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është përqëndruar dhe në rëndësinë e zgjedhjeve të 11 Majit. Rama ka theksuar se vota se në 11 Maji, sipas tij, vota e shqiptarëve ka një peshë gjeopolitike.
” Në 11 Maj çdo shqiptarë dhe shqiptare duhet te shkoj të votoj për mos të humbur asnjë sekond nga integrimi për në BE. Duhet që mos të krijojmë hije, se shqiptarët janë të lëkundur dhe nuk ka një shumicë të cilësuar. Është hera e parë e këtij procesi, kur fjalët janë të përputhura kur Shqipëria është e përputhur me vullnetin pozitiv të BE-së. Është hapur një dritare mundësie dhe përherë të parë vota e shqiptarëve është një votë me peshë gjeopolitike. Aq më tepër në një botë që po lëkundet nga kërcënimet për mbrojtjen . Ne na duhet unitet bashkim. Të gjitha të tjerat janë kokrra hini. Kjo dritare mundësie është e përputhur me BE, është një dritare mundësie që mund të mbyllet dhe mund të shojmë tek avazi e do dalin muhabetet ja Hollanda, jo Franca. Kemi një kalendar që është ambicioz në raport me integrimin.” tha Rama /shqiptarja