Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” që po organizohet në tiranë.
Në fjalën e tij Rama u ndal në ndryshimet që po ndodhin sot në botë dhe vendimet e vështira me të cilat përballet sot Europa.

“Për mua, së pari jam në një pozitë shumë të favorshme sepse nuk jam gjerman e nuk më duhet të gjej zgjidhje për problemet e botës. Nëse unë e kam gabim askush nuk dëmtohet, por nëse Merz dhe liderët e Europës janë gabim të gjithë ne do të dëmtohemi.
Ndoshta zoti shpëtoi Trump jo vetëm për të shpëtuar Amerikën por edhe për të zgjuar Europën dhe për ta bërë të kuptojë që bota nuk është më njësoj”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu