
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas njoftimit për mediat thuhet se arrestimi i tyre është bërë pas dyshimeve se janë përfshirë në një rast përleshje që ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.
Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit Alkool test: N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰; N.N. – 26 vjeçar 1.62‰ ; A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰; A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰; I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰; B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰”, informoi sot policia e Kosovës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.