Ka reaguar bashkia e Tiranës pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se në bashkinë e kryeqytetit është urdhëruar zhdukja e dokumenteve.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim.

Më herët Berisha denoncoi se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.

Avokatja Adrajna Kalaja, në një video të publikuar në Facebook tregon një mjet (kamion) ka zbarkuar për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu