Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në kryeqytetin grek. Rama i kërkon ta konsiderojnë mundësinë e kthimit në atdhe përmes këtij panairi.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama./vizion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu