
Ajola Xoxa është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj ‘detyrim paraqitje’.
Prokuroria e Posaçme lëshoi masën “arrest shtëpie” për bashkëshorten e kryebashkiakut Eion Veliaj më 10 Shkurt, por togat e zeza të GJKKO-së zëvendësuan masën e sigurisë ndaj saj në “detyrim paraqitje” gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 12 Shkurt.