
Dhjetra mbështetës të kryebashkiakut janë mbledhur edhe mbrëmjen e sotme para GJKKO-së ku prej orës 13:30 vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Erion Velinë, bashkëshorten e tij dhe biznesmenët.
Bashkë me administratën e Bashkisë Tiranë, këtë pasdite përpara SPAK-ut janë bashkuar edhe ‘artistët’, të cilët i kanë dalë në mbrojtje Erion Veliajt, pasi ky i fundit i ka mbështetur ndër vite.
Mes turmës dallohen emra të njohur si: Çiljeta Çilaga, Roland Hysi i grupit muzikor West Side Family por edhe sportistët Luiza Gega, Izmir Smajlaj, të cilët kanë përfituar projekte nga paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Por një sfidë për këta protestues të pazakontë nuk ka munguar as nga nga ambientet e burgut 313-të. Edhe të dënuarit janë mbledhur pranë dritareve të godinës që është vetëm pak metra larg sheshit të GJKKO-së me thirrjet: “Hajde te ne o Erion!”/oranews