
Një stuhi është ngritur edhe kundër mediave në SHBA. Në qendër të syrit të ciklonit janë mediat që kanë bërë histori kur ra perdja e hekurt me lindjen në Europë: Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë.
Elon Musk i bëri jehonë dhe mbështeti një deklaratë të Richard Grenell për mbylljen e mediave që sipas tij janë të së majtës ekstreme.
“Po le t’i mbyllim,” tha më pas Musk. “Askush nuk i dëgjon më dhe Europa është e lirë tani. Janë vetëm një tufë njerëzish radikalë të së majtës që flasin me vete ndërsa i kushtojnë taksapaguesve amerikanë 1 miliard dollarë në vit,” deklaroi Musk.