French President Emmanuel MACRON meets Kosovo Prime Minister Albin KURTI at the Elysees Palace in Paris on June 23, 2021 (Photo by Daniel Pier/NurPhoto via Getty Images)

 

“Ka mbushur armët, do qëllojë serbët” – Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim para gazetarëve gjatë një vizite në komunën e Mitrovicës së Veriut – e banuar me shumicë serbe – ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër serbëve, përkundrazi Serbia është kundër tij.

“Unë bashkëpunoj me serbët, por Serbia është kundër meje, kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve”, ka thënë Kurti, pasi presidenti serb Vuçiç në një interviste në Televizionin Publik të Serbisë, pretendoi se Kurti ka mbushur armët dhe dëshiron të qëllojë mbi serbët.

Ndër të tjera Kurti tha se serbët sot janë më të lirë se kurrë, meqë të njëjtit në të kaluarën kanë vuajtur nga strukturat paralele ilegale.

“Republika jonë është demokratike, nuk shtypim askënd, as diskriminojmë, duam që njerëzit të jenë të barabartë, të bashkuar dhe unë jam kryeshërbëtori i shtetit këtu për t’i shërbyer të gjithëve”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu