
Një person është plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë lëndime në qafë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, i riu i identifikuar si Kostandin Ziu, dhe është paraqitur vetë në spital. I plagosuri ndodhet në reanimacion, në kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorit të dyshuar. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta./vizionplus