
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të identifikuar vendndodhjen e dy personave.
Të dyshuarit nga Shqipëria, Ismail Dishuka, i lindur në 1979-n dhe Emanuel Shkodra në 1999-n, po kërkohen për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Autoritetet thanë se kushdo që kanë informacion mbi vendndodhjen e tyre të kontaktojnë Policinë në numrin 192.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar që janë identifikuar- ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin policor.