Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshati Çorrush, Mallakastër këtë të hënë.
Trupat e pajetë të dy të moshuarve janë gjetur në banesë.
Mësohet se viktimat janë Sabri dhe Novrus Velaj, rreth 90 vjeç dhe jetonin të vetëm në shtëpi.
Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.