Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë me dije se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku do të dalë të mërkurën e ardhshme nga spitali, pas më shumë se një muaji izolim total.

Lajmin e ka shpërndarë vetë Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.

yacht hotel sarande

Ai gjithashtu në një story pasardhës tha se ajo do të strehohet në New York City.

“Pas dy orësh do shkoj ta takoj dhe do t’i çoj byrek me spinaq. Gjatë këtij muaji. Nuk do të thotë se çdo gjë ka kaluar, tani fillon puna e vërtetë e jona. Ka qenë një muaj interesant me shumë dhimbje me shumë shpresë.”

Ilirjani, i cili punon edhe si model ka treguar se ka anuluar sfilatën e tij në Javën e Modës në Kore dhe se në Javën e Modës në New York, e cila fillon javën tjetër, ai do të ftojë Parashqevi Simakun në rreshtin e parë për ta ndjekur në pasarelë.

Ai ka kërkuar ndihmë nga gratë shqiptare që duan t’i qëndrojnë pranë në New York, në mënyrë që të mos e lënë në asnjë moment vetëm këngëtaren, sepse biznesmeni nuk mund t’i qëndrojë 24 orë pas.

Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pasuar pas takimit me djalin e saj, Luke.

Dikur një ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me zërin e saj melodioz, por jeta e shkëputi nga vendlindja duke marrë tjetër drejtim. Por pas shumë dekadash në harresë, një video tronditëse ku këngëtarja shfaqej e pastrehë në rrugët e New Yokut na la të shokuar të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu