Mes më shumë se 1.4 milionë të huajve, ndaj të cilëve ka një urdhër për t’u dëbuar dhe që lëvizin lirisht në Shtetet e Bashkuara, figurojnë edhe 1874 shqiptarë.

Shifrat shfaqen në këtë listë të agjencisë së zbatimit të ligjit për çështjet e emigracionit dhe doganat. Sipas medias amerikane “Fox News”, vendndodhja e këtyre shtetasve të huaj brenda Shteteve të Bashkuara nuk dihet nga autoritetet. Me dekretin e ri të presidentit amerikan Donald Trump, urdhërohen agjentët specialë të kësaj agjencie të njohur si “ICE” të vihen në ndjekje dhe t’i ndalojnë ata me qëllim dëbimin.

yacht hotel sarande

Këto shifra tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve të prekura nga politika e re e dëbimeve të mundshme, por jo ndër vendet kryesore. Ndikimi i kësaj politike të komuniteti shqiptar në SHBA mund të jetë i ndjeshëm, veçanërisht për ata që kanë jetuar për vite me status të pasigurt.

Lista tregon se shumica dërrmuese e emigrantëve ilegalë, vendndodhja e të cilëve është e panjohur janë nga vendet e Amerikës Latine, më pas vijnë Kina, Irani, Pakistani etj./Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu