Një problem në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit.
Energjia u ndërpre në orën 23:00 të mbrëmjes së enjtes dhe, sipas njoftimit të OSHEE-së, ishte parashikuar të rikthehej në orën 5:00 të mëngjesit.
Megjithatë, vonesat në ndërrimin e transformatorëve në nënstacion shtynë rikthimin e energjisë përtej parashikimeve, duke sjellë vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese.
Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, në disa zona pati edhe mungesë të ujit të pijshëm. /vizionplus.tv