Funerali i Kryepeshkopit Anastas Janullatos shkriu më tej akujt me Kryeministrave të Shqipërisë e Greqisë, Rama – Mitsotakis.
Pas funeralit ka pasur një takim të shkurtër kokë më kokë rreth dhjetë minuta mes dy kryeministrave, siç shihet dhe në pamjet e fiksuara nga mediat greke.
Televizioni publik grek ERT tha se të dy biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë edhe me patriarkun Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe Jerusalemit.
Nuk dihet me saktësi se çfarë diskutuan të dy kryeministrat pas kësaj ceremonie mortore ku marrëdhëniet dypalëshe nuk ishin çështje kryesore.
Televizioni publik grek nënvizoi se takimi i dy kryeministrave pasqyron besimin dhe qëndrimin e të ndjerit Anastas ndaj jetës, domethënë se feja mund të bashkojë edhe në një botë thellësisht të ndarë, madje edhe në një rajon si Ballkani, ku fetë kanë vepruar historikisht në mënyrë përçarëse.
Duke u larguar, gjithsesi Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se nuk ka problem që nuk zgjidhet me anë të dialogut.
“Fakti që jemi shtete fqinj, është arsye që çdo problem ta zgjidhim me dialog,” ka deklaruar Mitsotakis pasi është larguar.
Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. “Ai erdhi këtu dhe pata nderin ta mirëpres. Kështu pimë një kafe, folëm për tema të ndryshme. Nuk kam çfarë gjë tjetër ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull,” theksoi Rama për median greke.
Klan News