Myslim Murrizi përplaset ashpër me Adriatik Lapajn: O
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi është përplasur ashpër me Adriatik Lapajn, me të cilin ka shkëmbyer disa akuza në rrjetet sociale.
Fillimisht ishte Murrizi që publikoi një video për Adriatik Lapajn e Endri Shabanin, që sipas tij, financohen nga Soros.
Lapaj iu përgjigj Murrizit, duke e akuzuar se merr tendera nga Rama.
“4 pyetje për deputetin Myslim Murrizi:
1. A je ti bashkëpronar i firmës SANDSTONE ALBANIA?
2. A ke përfituar nga qeveria Rama në dt. 21.02.2024 leje për aktivitet minerar në fshatin Zogas, Bashkia Skrapar?
3. Si ka mundësi që regjimi i Edi Ramës të miratoi ty opozitarit të flaktë lejen minerare ndërkohë që opozitarëve të thjeshtë u heqin dhe KEMP-et e invaliditetit?
4. A i keni pyetur banorët e fshatit Zogas nëse janë dakord për marrjen e asaj prone”, shkruan Lapaj.
Murrizi reagoi sërish, me një postim të gjatë.
“Nuk eshte faji im o Tik Llapa qe per 10 vjet ke bredhur preher me preher nga padrino Soros tek aleanca kuqezi e Kreshnik Spahiut e pastaj te urdheruan ata qe te hedhin kocka per t’u ushqyer te krijosh partin qe mender do “besh” Shqiperine
Une nuk kam turp te bej biznes e as te jem i pasur o bolshevik qelbesire, por kam turp te jem hajdut e mashtrues ordiner si soj yt
Une kam mbi 25 vjet qe merem me punet e mia dhe prej vitit 1997 ne opozite
Ne 25 vite biznes edhe pse kam qen dhe jam ortak ne nje kompani ndertimi MURRIZI 2009 per te cilen me hetuan disa llapiste te tjere te policisë e prokuroris e me benë llapë disa palo gazetar te sojit tend llapaqen se kisha pastruar para, rezultoi qe ishte nje llapaqenllik i sajuar dhe prokurori kerkoj pushimin e llapaqenhaneve se ishte lapsus.
Nxire dhe publikoje “minierën” qe me paska dhene Rama o Tik Llapa, e mos rri duke bere llape neper portale se une kam publikuar me video lepirjen llapiste qe ke bere ti sa tek Sorosi e tek Kreshnik Spahiu
Une nuk e konsideroj Shqiperine prone te Rames se nuk jam dhjaks e njeri i tredhur qe te kem frike te kerkoj çfare ma lejon ligji
Rames nuk ja ka lene Shqiperine as i ndjeri Kristaq e as e ndjera Aneta qe te me bejë “dhurate” mua apo çdo shqiptari.
Firma ku une jam 50 % aksioner ka aplikuar ne ankand per nje leje per te nxjerë gurë o Tik llapaqeni dhe kaq shumë “ fitimprures” ishte ky “ biznes” sa nuk e çau trapin asnje tjeter i interesuar te merte pjese ne kete “biznes”.
Prej 4 vitesh o Tik llapa akoma nuk ma kane dhene ate leje shfrytezimi per te nxjer gure ne Zogas te Skraparit edhe pse kam paguar te gjitha detyrimet ligjore, por ngaqe une nuk paguaj “haraç” e nuk lepihem.
Po te njenjten akuze me bene llapaqene te sojit tend o Tik llapa kur mbajta mandatin se gjoja Rama me kishte dhene leje pallati ne Tirane por ne fakt lejen ne pronen time 3 vjet me vone pra ne 2022 e mori nje ndertues dhe pronar mediash.
Nuk ka miniera ne Çorovode o Tik llapa por minierat jane ne Bulqize e Burrel dhe aty nuk te lenë te afrohesh.
Une nuk kam turp te kerkoj ate qe ma lejon ligji dhe Kushtetuta per te punuar e jetuar si njeri me dinjitet duke paguar çdo takse se nuk rroj dot me pages te Sorosit e te leh si llapaqen per llogari te tij.
Hap syte o Tik llapa se po te hetojne pronat ne bregdet te kthyera me vendim gjyqesore nga vjehrri yt qe u shkarkua nga vetingu si i “ndershem”.
Une nuk jetoj dot duke lepire kocka o Tik llapa prandaj nuk me vjen turp te punoj edhe duke nxjerrë e shitur gurë se vij nga nje soj qe e nxjerr jetesen edhe nga guri.
Edhe pse kam 25 vjet qe kam ate kompani ndertimi, nuk kam guxuar kurre te marr pjese ne asnje tender publik per te marrë para nga taksat e shqiptareve e ndoshta kam marre ne qafe edhe ortakun e kusheririn tim Besnikun, duke e penguar.
Por nuk ka pas bir nene apo bir k**** qe me pengon te jetoj punoj e bej biznes ne pronen time, ne te drejten time e sipas ligjeve te ketij shteti or Tik llapa, qofte ky Rama apo çfardo lloj hajduti kryeminister.
Ti je nje komunist qelbanik i peshtire edhe pse quan merite virgjerine e moshes, sa kohe qe mendon se te gjithe opozitarët duhet te ikin jasht per t’u ushqyer, ose duhet te jetojne me lemoshe nga funderrina si Sorosi.
Jooo or Tik llapa joooo.
Biznesi nuk eshte vetem e drejte e patronazhisteve apo e lepiresve te Rames e pushtetit por e drejte e çdo qytetari qe nuk voton e nuk pjerdh as per Ramen, as per pushtetin.
Tenderat poooo, e prandaj nuk jam futur e nuk do futem kurrë.
Une kam be politike prej 8 dhjetorit 1990 o Tik llapa dhe jo si komunist apo spiun sigurimi por si antikomunist dhe rebel qe kam pranuar me deshire te paguaj koston e lirisë time edhe duke harxhuar kohe e nerva me llapaqenë e lehës depresivë si soj yt.
Tani dil e nxire “peshqeshin” qe ma paska bere Rama keto dy vite se deri sot qe po te shkruaj akoma nuk kam filluar te nxjerr e ngarkoj gurë ne Zogas.
Bile gurët e pare o Tik llapa do te ti fal ty qe ti kesh pa leke e pa detyrimin qe te lehesh per mua ate dite kur te duhen per te vene njerin tek koka e tjetrin tek kembet”, iu përgjigj Murrizi, Lapajt.