Vjen çdo ditë nga Kavaja dhe deri më sot protesta e tij ishte shfaqur në dyert e SPAK, me disa pankarta, ndërsa kërkonte takim me kreun e prokurorisë, Altin Dumanin.

Thotë se është fermer, dhe që kërcënohet nga bandat, teksa së fundmi pretendon se nuk merr asnjë subvencion nga shteti.

yacht hotel sarande

Protesta e S.H, këtë të mërkurë ishte e paparë ndonjëherë në dyert e SPAK, dy qengja të ngordhur, për të cilët pretendon se u dëmtuan pasi nuk kishte kush përkujdesej për kafshët, teksa ai proteston çdo ditë në Tiranë.

Gazetarët pranë prokurorisë kanë tentuar disa herë të flasin dhe kuptojnë problemin që ai ka, por nuk ka dhënë diçka konkrete, duke ngritur edhe dyshime se vuan nga ndonjë problem shëndetësor, ndërkohë që këtë të enjte, si në rastin e Pal Trashajt që piu fotoksinë para SPAK, njoftuan autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën e tij.

Brenda pak minutave mbërritën shërbimet e komisariatit nr.3 të cilat shoqëruan burrin nga Kavaja bashkë me qengjat e ngordhur.

Në një nga shkresat që mban në duar ky shtetas, është një kthim përgjigje nga SPAK, që e vë në dijeni se nuk e ka regjistruar procedimin penal, për shkak se kërkesa e tij është e pakuptueshme dhe e fton ta adresojë në mënyrë të qartë.

S.H thotë se ka bërë burg, ka qëndruar në Zahari, përmend mjekë që e kanë trajtuar dhe iniciale personazhesh që pretendon se e kërcënojnë.

© SYRI.net

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu