Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, i zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.
Kanë qenë familjarët ata të cilët pas kontrolleve të shumta kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë paraditen e sotme.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbareve për nxjerrjen e kufomës nga uji, pasi e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.
Babai i tre fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.
Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion, sepse aty nuk arrinte varka./balkanweb