Kitaristi britanik i rock-ut, John Sykeska vdekur në moshën 65-vjeçare, shkruan BBC.
Një deklaratë në faqen e tij të internetit tha se Sykes “u nda nga jeta pas një beteje të vështirë me kancerin”.
‘’Ai ishte një burrë i kujdesshëm, i sjellshëm dhe karizmatik dhe në ditët e tij të fundit shprehu një dashuri dhe mirënjohje të sinqertë për fansat e tij”, thuhet në shënim.
Sykes u shfaq në dy albume ‘’Whitesnake’’ dhe bashkë-shkroi disa nga këngët më të njohura të grupit, duke përfshirë ‘’Still Of The Night’’ dhe ‘’Is This Love’.’
Trajneri i Bruges: Kam qenë tifoz i madh i Del Pieros dhe Juventusit, por sonte…
Ai e filloi karrierën e tij në 1980 me grupin heavy metal ‘’Tygers Of Pan Tang’’, duke regjistruar dy albume përpara se të bashkohej me Thin Lizzy në 1982.
Në vitin 1984 ai u bashkua me Whitesnake me ftesë të themeluesit dhe frontmanit David Coverdale, duke regjistruar pjesë për albumin e tyre ‘’Slide It In’’ dhe më vonë albumin e tyre me titull të vitit 1987, i cili ishte një sukses kritik dhe komercial.
Kitaristi i Guns N’ Roses Slash ndau një foto të Sykes duke performuar dhe thjesht shkroi: “RIP”./Oranews