Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, në shtëpinë e të moshuarve në Veliki Bork, afër Barajevës.

Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një i moshuar i ka vënë flakën dyshekut ku flinte dhe si pasojë zjarri ka përfshirë gjithë katin e godinës.

yacht hotel sarande

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe sipas mediave serbe, 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa 7 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë, të tjerët janë evakuar nga godina.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviç, ka deklaruar për mediat vendase se, sipas të dhënave të para, dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm nga i moshuari, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Staroviç sqaroi gjithashtu se Shtëpia e të Moshuarve “Ivanoviç” kishte licencë të vlefshme dhe përmbushte të gjitha kërkesat e sigurisë nga zjarri. Ai shtoi se është siguruar strehim urgjent për të evakuuarit dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu