Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald Trump si President.

Edhe pse të afërmit e tij pritet të jenë më pak të përfshirë në këtë mandat të dytë të Trump, disa pritet të mbajnë një rol kyç si këshilltarë jozyrtarë të republikanit.

yacht hotel sarande

Gruaja e tretë e Trump, Melania, me të cilën ai u martua në vitin 2005, po kthehet si zonja e parë e SHBA.

Ish-modelja 54-vjeçare do të banojë në Shtëpinë e Bardhë me ndërprerje, sipas CNN, siç bëri gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj.

Tradicionalisht, zonjat e para të SHBA-së përfshihen në organizimin e darkave zyrtare dhe duke e marrë përsipër të promovojnë çështjet sociale.

Herën e parë që mori këtë rol, Melania Trump u përfshi në luftën kundër ngacmimeve në internet.

Djali i madh i presidentit amerikan, biznesmeni 47-vjeçar Don Jr ushtroi ndikim të madh te babai i tij për të zgjedhur J. D. Vance si zëvendëspresident.

Sipas mediave amerikane, Don Jr nuk është më i fejuar me Kimberly Guilfoyle, të cilën Trump e emëroi si ambasadore amerikane në Greqi.

Donald Trump Jr nuk pritet të marrë një rol zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, por do të mbetet nënkryetar ekzekutiv i biznesit familjar, Organizata Trump.

Ivanka Trump u distancua nga politika në fund të mandatit të parë të babait të saj, pasi ishte një nga këshilltaret e tij kryesore.

“Unë e di koston e kësaj dhe nuk jam gati t’ua vendos atë fëmijëve të mi,” tha së fundmi Ivanka, 43 vjeç, nënë e tre fëmijëve.

Bashkëshorti i saj Jared Kushner ishte gjithashtu këshilltar i Trump në mandatin e tij të parë, duke u marrë kryesisht me liderët e vendeve të Gjirit gjatë periudhës kur SHBA po negocionte përfundimin e Marrëveshjes së Abrahamit për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Izraelin.

Këtë herë, thekson CNN, Kushner nuk do të ketë një rol zyrtar, por do të jetë një këshilltar jozyrtar i Trump për çështjet e Lindjes së Mesme.

Eric Trump, 41 vjeç, më i riu nga fëmijët e Trump nga martesa e tij e parë, ishte nënkryetar i Organizatës Trump gjatë mandatit të parë të babait të tij, duke u shfaqur në mitingje dhe në televizion për ta mbrojtur atë. Ai pritet të mbajë të njëjtat role edhe në mandatin e dytë të Trump.

Bashkëshortja e tij, Lara Trump, e cila po përpiqet të bëjë karrierë si këngëtare, së fundmi dha dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Republikane.

Fëmija i vetëm nga martesa e Trump me Marla Maples, Tiffany kishte bërë disa paraqitje publike në krah të babait të saj gjatë mandatit të tij të parë.

31-vjeçarja e diplomuar në drejtësi ka marrë pjesë në disa mitingje fushate në vitin 2024, por planifikon të qëndrojë larg politikës, ndërkohë që sipas mediave amerikane, ajo është në pritje të një fëmije.

Gjatë mandatit të parë të Trump, Melania mbrojti djalin nga sytë e publikut, por tani 18-vjeçari Barron duket i gatshëm të fillojë rrugën e tij në politikë.

Një student në NYU në Nju Jork, fëmija më i vogël i Donald Trump ka qenë një pjesë e rëndësishme e strategjisë së republikanit për të tërhequr të rinjtë në 2024.

Charles Kushner, babai i Jaredit, do të jetë ambasadori amerikan në Francë. Edhe pse u dënua për evazion fiskal dhe ryshfet për dëshmitarë, Trump e fali atë në vitin 2020.

Massoud Boulos, vjehrri i Tiffany Trump, do të jetë këshilltari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu