Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar sot raportin për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet e 11 majit.

ODIHR ka rekomanduar një ekip kryesor me ekspertë për monitorim të zgjedhjeve me pjesëmarrjen e 26 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve.

yacht hotel sarande

Kujtojmë se OSBE ndërmori një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga 3 deri më 6 dhjetor 2024, ku qëllimi i tij ishte vlerësimi i mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhje.

“Shumë prej palëve të interesuara nënvizuan rëndësinë e vëzhgimit të periudhës para ditës së zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket përdorimit të resurseve shtetërore dhe ndikimit të mundshëm në një fushë loje të barabartë. Ata identifikuan aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë administratën zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja, fushatën dhe mbulimin mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve.

Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, misioni do të përfshijë gjithashtu një element të monitorimit të mediave”, thuhet ndër të tjera në raport./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu