Tre efektivë policie janë pezulluar nga detyra në Elbasan. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) njoftoi sot se ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se janë pezulluar nga detyra një nënkomisar dhe dy inspektorë në Komisariatin e Policisë së Elbasanit.

yacht hotel sarande

Shtetasit Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të shtetasve N.L. dhe E.P., ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31/12/2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim i detyrës” edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.

Vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjës të tjerë të policisë në DVP Elbasan./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu