Mbi 16 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit kanë aplikuar deri në orën 14 të së mërkurës në portalin e KQZ për të votuar më 11 maj në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të KQZ, janë gjithsej 16,257 dhe janë miratuar 2,465 prej tyre. Ajo që bie në sy është fakti që aplikantët meshkuj janë mbizotërues me 68,2%, ndërsa femrat përfaqësojnë vetëm 31,8%.

yacht hotel sarande

Problemi më i madh që është hasur deri tani sipas Jona Josifit, Drejtoresha e Votimit nga Jashtë, KQZ është se aplikuesit nga Italia ngarkojnë vetëm faqen e parme të ID-së së tyre dhe jo të pasmen ku gjendet adresa. “Janë me qindra raste të tilla” tha Josifi sot gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator në KQZ.

Zgjedhësit jashtë vendit kanë kohë deri më 1 mars për t’u regjistruar, ndërsa vota pas mbërritjes me postë duhet të niset në kohë për të mbërritur në Shqipëri para datës 11 maj. Ditën e zgjedhjeve nuk pranohen vota pas orës 19:00, kur është dhe orari zyrtar i mbylljes së kutive të votimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu