Në këtë 50-vjetor të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, studiuesit, kritikut e përkthyesit Ernest Koliqi, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çel një ekspozitë e cila risjell në vëmendje krijimtarinë artistike, publicistike dhe përkthimet më të mira të Koliqit, për të përkujtuar kështu një figurë që jo vetëm i dha letërsisë dhe kulturës shqipe, por arriti të shndërrohej në një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të zenitit të shkrimtarëve të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.
Ekspozita ka në fokus botimet e para të shkrimtarit, përkthime, ese, publicistikë, përzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike “Shêjzat”.
*“T’rrzuemin due t’a çoj nga balta;
due m’u ngjit’ mbi maje t’nalta
me shtegtar’ qi kërkojn’ Dritën…”*
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Katin I të BKSH-së.