Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e 39-vjeçares Liridona Ademaj, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor 2023.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori Zejnullah Gashi në një konferencë për media, ku janë ndarë detaje mbi hetimet dhe rolin e të akuzuarve në këtë krim.
Të akuzuarit janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – të gjithë këta janë në paraburgim. Fillimisht, rasti ishte inskenuar si grabitje me pasoja vrasje, por hetimet intensive kanë zbuluar se bëhej fjalë për një vrasje të planifikuar me motive personale.
“E kam të njohur faktin që të gjithë mediat kur ka filluat ky hetim me pyetje për hetimet me këtë rast, mirëpo kemi qenë të kufizuar të japim informacione për publikun sepse drejtpërdrejt kemi mundur të cenojmë integritetin e hetimeve. Ky rast ka qenë i inskenuar si grabitje mirëpo fal angazhimit maksimal hetuesve prokurorëve brenda një afati të shkurtër kemi arritur te zbulojmë kryerësit, ka qenë një rast penal i ndjeshëm dhe kompleksitetit te saj dhe janë zhvilluar hetime në shume dimensione, kemi siguruar ekspertiza nga jashtë dhe brenda Kosovës”, ka thënë Gashi.
Për këtë rast ka folur edhe prokurorja e rastit, Javorka Prelinevic, e cila ka shtuar se edhe një person tjetër është i akuzuar në këtë rast – përveç Murselit, Plavës e Kokallës.
Ajo ka thënë se e vetmja gjë që ka vonuar në ngritjen e aktakuzës ka qenë zbulimi i motivit që e ka shtyrë Naim Murselin ta planifikojë vrasjen e bashkëshortes.
“Duhet të themi dhe të sqarojmë pse ka kaluar kohe provat janë grumbulluar shpejt dhe kemi grumbulluar prova për kryerjen e veprave ka munguar motivi i cili ka shtyrë kryerësin e veprave penale dhe për këtë arsye kemi shfrytëzuar ndihmën juridike kombëtare
Liridona dhe Naimi kanë jetuar në Suedi dhe për këtë arsye ju jemi drejtuar organeve në Suedi që a kane pasur probleme dhe kemi marr përgjigje në ato pyetje që kemi pasur, dhe me gjet motivin që e ka shtyrë Naim Murselin për likuidimin po them likuidimin sepse mënyra e veprës penale tregon
Derisa i kemi pranuar këto të dhëna nuk ka mundur te ngritët aktakuza, kemi ardhur deri te motivi dhe e kemi sqaruar për çka Naimi ka marr vendim… e ka kyçur edhe të tjerët. Granit Plava është kryerës i veprës penale.
Një nga motivi, nuk mund të ju tregojmë të gjitha…
Por mund te themi që në Suedi derisa kanë jetuar kanë pasur marrëdhënie të çrregulluar martesore e familjare që ka ardhur deri te problemet pasurore.
Naim Murseli te gjitha i ka planifikuar nëse në mënyre të kujdesshëm keni dëgjuar për informatat e marra nga Suedia keni dëgjuar Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë kryerës të drejtpërdrejtë është edhe një i pandehur që nuk është i përfshirë në mënyre direkte dhe ai rastësisht është gjetur aty
Kryerësit direkt të vrasjes penale keni dëgjuar sa i përket të pandehurit te 4 nuk është kritike të tregohet emri i tij sot sepse s’ka qenë direkt i përfshirë në kryerjen e veprës penale gjetjet e obduksionit është pjesë përbërës që nuk mund te flitet”, ka thënë ajo./Dukagjini